- 26 Nov 2020
20 kontrollorët e parë, pjesë e stafit të ndërmarrjës “Prishtina Parking” janë në proces të përfundimit të trajnimit, në mënyrë që të fillojnë punën në terren cysh javën e ardhshme.
Rrugët “Fehmi Agani” dhe “Rexhep Luci” janë dy rrugët e para ku do të fillojë implementimi i vendparkingjeve publike me pagesë, për të u zgjeruar gradualisht në të gjithë qytetin.
Këto parkingje do të kenë disa mundësi të pagesës, me aplikacion, SMS (Vala dhe Ipko), biletë dhe pajisje. Kohëzgjatja maksimale për parkim për qytetarët jorezident të këtyre lagjeve është 2 orë dhe pagesa kalkulohet me minutat e kohëzgjatjes së parkimit. Banorët rezident të lagjeve kanë përparësi, mund të parkohen për 24 orë dhe kanë pagesa mujore. Mospagesa e tarifës rezulton me bllokim të veturës, dënimin prej 25 EUR dhe shpenzimet e marimangës.
Ky projekt do të ndihmojë menaxhimin më efikas të parkingjeve publike dhe kohës së qytetarëve sepse përmes aplikacionit do të keni informata në kohë reale se cilat vendparkingje janë të lira për shfrytëzim në zonën ku jeni.