- 27 Nov 2020
Nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës që nga fillimi i pandemisë kanë pranuar donacione me pako higjienike, didaktike e pajisje teknologjike falë organizatave të shumta e një prej tyre është edhe organizata “Save the Children”.
Gjatë nëntorit janë siguruar fonde shtesë me përkrahje të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA të dedikuara për fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët nga komuniteti RAE dhe ata që jetojnë në kushte të rënduara sociale e ekonomike.
Falënderojmë organizaten “Save the Children” dhe SIDA për donacionin prej 38 tabletave, 63 pakove edukative dhe 90 pakove higjienike për fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara të shoqerisë sonë në këto kohë të vështira.