Kryetari Shpend Ahmeti sot priti në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Zvicres në Republikën e Kosovës, z. Thomas Kolly

- 09 Dec 2020

Duke i uruar mirëseardhje në vendin tonë dhe detyrën e re, me Ambasadorin Kolly i diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit përmes projekteve me interes të përbashkët.


Poashtu, Ambasadorin e falënderoi për ndihmën e shtetit dhe popullit zvicran për komunën tonë, veçanërisht në fushën e qeverisjes së mirë dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.