Komuna e Prishtinës organizon takime dhe konsulta publike lidhur me procesin e Hartimit të Planit Zhvillimor Komunal

- 11 Dec 2020

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se me dt. 16.12.2020 dhe 17.12.2020 do të organizohen takime - konsulta publike lidhur me procesin e Hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.


Këto takime do të organizohen përmes platformës ZOOM, me zonën urbane dhe zonat rurale të Prishtinës, në këto konsulta publike do të diskutohet për këto tema: Demografinë e Komunës, Zhvillimi ekonomik, Infrastruktura teknike, Infrastruktura e transportit dhe transporti, Infrastruktura publike dhe sociale, Mjedisi dhe sipërfaqet me rrezikshmëri, Asetet e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe turistike, Vendbanimet, Banimi, Vendbanimet Joformale (VJF) dhe Shfrytëzimi i tokës.


Analiza e Gjendjës
Prezantim publik dhe diskutim në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës
Vegëza për takimin 1: https://tinyurl.com/y53szdf6


Analiza e Gjendjes
Prezantim publik dhe diskutim në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës
Vegëza për takimin 2: https://tinyurl.com/y58yg6mu


Analiza e Gjendjes
Prezantim publik dhe diskutim në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës
Vegëza për takimin 3: https://tinyurl.com/y5ra7a6n


Vegëza për analizën e gjendjes ekzistuese: https://we.tl/t-MTSgQWZC1b