- 15 Dec 2020
Kryetari, Shpend Ahmeti së bashku me Ministrin e Infrastrukturës,Arban Abrashin kanë nënshkruar memorandumin për investime infrastrukturore.
Në bashkëpunim me ministrinë e infrastrukturës do të investohet në:
-Ndërtimin e rrugës A me kolektorin e ujërave të zeza,
-Zgjerimin e rrugës Prishtinë-Grashticë (Mutivodë),
-Zgjerimin e rrugës në drejtim të Hajvalisë, asfaltimin e rrugës nga Kodra e Trimave në Shkabaj (tek qendra e Panaireve), si dhe ndërtimi i kolektorit në Hajvali.
Projekte të cilat do të fillojnë në vitin 2021.