Njoftim për dorëzimin e dokumenteve të bizneseve përfituese nga Granti për rimëkëmbjen e bizneseve

- 21 Dec 2020

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:

- Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët 
- Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
- Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)

Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve.
Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!​​

 

Lista e termineve për bizneset përfituese