- 21 Dec 2020
Krahas investimit në rregullimin e infrastrukturës rrugore me më shumë shtigje për bicikleta e trotuare për këmbësore që mundësojnë lëvizjen e lirё tё qytetarëve, po angazhohemi edhe për përdorimin e sa më pak veturave që ndotin ambientin çdo ditë.
Për të na mbështetur në këtë nismë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka dhuruar 12 bicikleta të cilat do të i ndajmë për punëtorët e Trafikut Urban dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Të çiklojmë e të ecim më shumë për shëndet më të mirë e ambient më të pastër dhe kështu të i edukojmë e vetёdijёsojmё edhe fёmijёt tanё.