- 22 Dec 2020
Drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri dhe U.D. Udhëheqësja e Sektorit të Ndërtimit Albana Berisha, pritën sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, gjegjësisht kryetarin e këtij komisioni z. Liburn Aliu, anëtarin z. Bajram Badivuku, si dhe znj. Zana Rrmoku.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për punën në terren që bën Inspekcioni i Ndërtimit dhe sfidat me të cilat ballafaqohen inspektorët çdo ditë.
Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në mënyrë që të kontribuojnë edhe në ndryshimet e nevojshme në infrastrukturën ligjore, ashtu që të rritet efikasiteti i inspektorateve në nivel vendi në raport me zbatimin e Ligjit të Ndërtimit.