- 15 Jan 2021
Drejtoria e Arsimit nga Komuna e Prishtinës, ka themeluar “Asociacionin e Drejtorëve të Shkollave të Komunës së Prishtinës”, për t’ju përgjigjur profesionalisht zhvillimeve reformuese që janë duke ndodhur në sistemin e arsimit parauniversitar ku rol kyç ky mekanizëm do ta ketë sigurimin e cilësisë në shkolla, konkretisht ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të drejtuesve të institucioneve arsimore në: udhëheqje, menaxhim, administrim dhe monitorim dhe mbështetje të proceseve edukativo-arsimore.
Përkundër sfidave është e vendosur dhe e përkushtuar që nivelin e udhëheqjes dhe menaxhimit në institucionet edukativo-arsimore të ngris në nivelin dhe standardin e kërkuar.