- 27 Jan 2021
Komuna e Prishtines ka vazhduar me çdo pagesë sipas zotimeve që i kemi dhënë - përfshi ndihmën për të prekurit nga Covid, grantet për biznese, ndihmat bujqësore etj.
Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilen pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit.