- 17 Mar 2021
Studentët që kanë përfituar bursë komunale duhet që në afat prej 10 ditëve pas shpalljes së rezultateve, të sjellin dokumentet e mëposhtme në DKA në rr. Andrea Gropa, nr.40
Dokumentet që duhet të dërgohen janë:
1. Kontrata për shfrytëzimin e bursës komunale
KONTRATË PËR SHFRYTËZIMIN E BURSËS NGA KOMUNA E PRISHTINËS
2. Llogaria bankare (vlen vetëm llogaria personale e përfituesit)
3. Letërnjoftimi i përfituesit - kopje
Sqarim: Të gjitha dokumentet duhet të jenë qartë të lexueshme me të dhënat e plota të kërkuara.