- 02 Apr 2021
Sot shënojmë Ditën Botërore të Autizmit. Duke e shënuar këtë Ditë synojmë të rrisim ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.
Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike, që është një mënyrë tjetër e zhvillimit neurologjik.
Fëmijët me autizëm janë të veçantë, për të mirë e me talente dhe aftësi të posaçme, derisa fokusimi dhe thellimi i interesimit të tyre, përbën potencial unik.
Hapja e mundësive për këta persona, pa dallim, përmes programeve të ndryshme dhe integrimit në shoqëri, përbën mundësi dhe jo pengesë.