Prishtinës sot i shtohet një fidan më shumë që i dedikohet Melihate Qenës

- 22 Apr 2021

Bashkë me 175 vende të botës, sot po e shënojme Ditën e Tokës për të e rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë, parandalimin e ndotjes dhe shkatërrimit të planetit ku jetojmë.
Prishtinës sot i shtohet një fidan më shumë që i dedikohet Melihate Qenës, aktorës sonë të madhe skenike dhe kontributit të saj shumëvjeçar në avancimin e kulturës e në veçanti teatrit.
Me shumë dashuri, për Prishtinën tonë, për planetin Tokë, për të gjithë ne!