- 22 Apr 2021
Krahas largimit të rregullt të mbeturinave dhe deponive ilegale, për nder të Ditës së Tokës, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intensifikuar këto aktivitete këtë javë.
Përgjatë tërë javës janë larguar mbeturina në tërë komunën si afër Kazermës në Llukar, përgjatë hekurudhës në Arbëri, Tophane e Përroi i Njelmët, në Grashticë, Mazgit, Mat, Kolovicë, Butovc, Prugovc, Barilevë, Besi, Bërnicë, Mramor, Stallovë, Kolovicë, afër tregut të kafshëve në Kodër të Trimave etj.
Shumë nga këto hapësira janë pastruar edhe më parë. U bëjmë thirrje qytetarëve që ta ruajnë mjedisin dhe shëndetin e tyre si dhe t'i raportojnë rastet e hedhjes së mbeturinave në vende që nuk janë të destinuara për këtë.
Falenderojmë kompanitë Zahiri, Elbau, Niti, Dardania, Toifor dhe Pastrimi për angazhimin vullnetar në këtë aksion.