- 23 Apr 2021
Në bazë të Nenit 10 të Statutit të Qendrës Kulturore të Prishtinës me nr.01-030//01-0263806/18,më 01.11.2018 drejtoria për Kulturë hap Shpalljen Publike për :
1. Një anëtar/e, përfaqëues nga Shoqeria civile për këshillin drejtues të Qendrës Kulturore të Prishtinës.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Repiblikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal, dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile, të aplikojnë për anëtarë të këshillit drejtues të Qendrës Kulturore të Prishtinës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Këshillit Drejtues:
• Rekomandon ndryshime në Statutin e QKP-së dhe miraton rregulloret dhe aktet të tjera nënligjore të QKO-së;
• Mbikqyrë punën e QKP –së;
• Miraton planprogramin e përgjithshëm të QKP-së;
• Ndihmon në planprogramin e degëve të QKP-së;
• Shqyrton dhe miraton raportin financiar të QKP-së;
• Interviston kandidatët dhe zgjedh drejtor/in –en e QKP-së;
• Monitoron punën e degëve të QKP-së;
• Mbikqyrë përzgjedhjen e udhëheqës/it-es programor/artistik;
• Përfaqësohet në Këshillin drejtues të degëve të QKF –së;
• Inicon procedurë dhe shkarkon drejtor/in-en;
• Këshilli drejtues merr vendime me shumcë absolute votave të gjithë anëtarëve të pranishëm;
• Për punën e tij përgjigjet drejtor/it-es së Kulturës Komunës së Prishtinës.
Përfaqësues/i-ja e lartckekur që përzgjedhet, do të jetë anëtarë i Këshillit Drejtuee të Qendrës Kulturore të Prishtinës, ku do ti kryej datyrat dhe përgjegjesitë konform procedurave të rregullta admisitrative dhe Statutit të Qendrës Kulturore të Prishtinës.
Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale në fushën e lartcekur.
Të gjithë të interesuarit në këtë proces aplikimi , duhet të dërgojnë CV e tyre në postën elektronike zyrtare kultura.pr@rks-gov.net
Aplikimi fillon me datë 23.04.2021 dhe do të zgjasë deri më 29.04.2021.
Për më shumë informata na konataktoni në numrin e telefonit 038/226-417 dhe 038 230 900 -lok: 1141.