- 14 Jun 2021
Projekti bamirës “Click to Eat” është iniciuar nga një grup të rinjëve te Komunës së Prishtinës dhe synon uljen e numrit të qytetarëve në nevojë për ushqim në Komunën e Prishtinës. Një nga komponentat kryesore të këtij projekti është ndërlidhja e Projektit me biznese, konkretisht me hotele dhe restorane. Ushqimi i paraprëgaditur dhe i cili nuk arrin të konsumohet, tashmë nuk ka nevojë të hudhet, por që përmes këtij projekti do të shpërndahet tek qytetarët që kanë nevojë për shujta.
Ky projekt është mbështetur nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, në partneritet me OJQ PEN. Komuna e Prishtinës fuqishëm e ka perkrahë këtë ide të të rinjëve të Kryeqytetit.