- 21 Jun 2021
Sot, Drejtoria e Bujqësisë me qëllim të përmirësimit të kushteve të fermerëve në Komunën e Prishtinës, respektivisht mbështetjes së vazhdueshme për sektorin e blegtorisë, ka ndarë pajisje për ruajtjen e qumështit (Laktofrizë) me kapacitete deri në 500 litra , për 17 fermerë që posedojnë lopë qumështore.
Përmes kësaj përkrahje, u siguruan kushtet bazike për mirëmbajtjen e sasisë së qumështit deri në pikat destinuese.