- 25 Jun 2021
Sot kemi mbajtur konferencën e përbashkët për media me Bienale Manifesta 14, i cili do të organizohet nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022, në Prishtinë.
Në këtë konferencë, u zbuluan ndërhyrjet e para simbolike në Prishtinë nga zyra e mirënjohur e dizajnit dhe novacionit CRA-Carlo Ratti Associati. Në mars 2021, CRA-ja është përzgjedhur të zbatojë vizionin urban të Manifesta 14 për Prishtinën. Vizioni urban informon mënyrën se si Manifesta 14 do të marrë trajtë brenda kontekstit lokal, por edhe të hulumtoj se si qyteti i Prishtinës mund të transformohet duke rimarrë hapësirën publike nga qytetarët e tij. Intervenimet realizohen së bashku me studentë të Universitetit të Arkitekturës së Prishtinës dhe sugjerojnë mënyra alternative për atë se si mund të rimerret hapësira publike nga qytetarët.
Ky është një rifillim i madh për intervenimet që po bëhen në Prishtinë nga ekipi i Manifestës.
Komuna e Prishtinës është nikoqire e edicionit të 14 të Manifestës, ndërkaq në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është edhe bashkëfinancuese e organizimit.