Ftesë për aplikim në Skemën e Granteve ‘Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrikulturë’

- 25 Jun 2021

Agjencia për Zhvillim Rajonal -Qendër (AZHRQ) lanson Skemën e Granteve “Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrikulturë” të financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit “ Programi për Rimëkëmbje Masa 4”, dhe Komunat e Zonës Ekonomike Qendër.
Kjo grant skemë ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave, përmes mbështetjes me pajisje dhe mjete pune në funksion të rritjës së rendimentit, produktivitetit dhe cilësisë së produkteve bujqësore.

Të drejtë aplikimi kanë:

Gratë si persona fizik mbi moshën 18 vjeçare nga komunat e Zonës Ekonomike Qendër (Prishtinë Prishtinë, Podujevë; Fushë Kosovë; Obiliq; Drenas; Shtime, Lipjan; dhe Graçanicë);
Gratë të cilat dëshmojnë angazhimin në sektorin bujqësisë, blegtorisë, agrikulturës dhe që kanë nevojë për pajisje dhe mjete pune për rritjen e aktivitetit ose rritjen e produktivitetit në punë; dhe
Inkurajohen gratë kryefamiljare, minoritare, nënat vetëushqyese, gratë përfituese të asistencës sociale (të vërtetohen me anë të dokumentacion përkatës).
Mënyra dhe shuma e përkrahjes

Përkrahja financiare do t’u shpërndahet përfituesve që i kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe kanë fituar pikët maksimale në bazë të kritereve të vlerësimit;
Përkrahja financiare dhe bashkëfinancimi do të ndahet në pajisje (jo në para të gatshme).
Përfitueset e granteve, do të furnizohen me pajisjet dhe mjetete e punës deri me /apo para datës 30 nëntor 2021.
Vlera e pajisjeve dhe mjeteve të kërkuara në secilin aplikacion duhet të jetë në mes të 1,000.00 dhe 1,500.00 Euro.

 

Dokumentacioni për aplikim

Aplikuesja, duhet të dorëzojë dokumentet si në vijim:

Formularin e plotësuar të aplikimit (mund të shkarkohet nga faqja e AZHRQ) një(1)ORIGJINAL;
Kopjen e letërnjoftimit;
Certifikata ku personi fizik duhet të paraqes prova se personi përgjegjës nuk është nën hetime për vepra penale, lëshuar nga Gjykata Themelore, në Prishtinë

Mënyra e aplikimit

Për më shumë informacione dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim vizitoni faqen tonë në internet: www.ardacentre.org ose na kontaktoni në email: mimoza.tafarshiku@ardacentre.org ose në numer të telefonit: +383 (0) 38 220 322 (Orari i punës: e Hënë – e Premte; 8:30-16:00)

Aplikacionet duhen dorëzuar në zarf të mbyllur me postë të regjistruar, shërbim të postës së shpejtë, apo dorëzuar personalisht (dorëzuesit do t’i jepet një vërtetim i nënshkruar dhe datuar i pranimit) në adresat e mëposhtme:

Komuna e Prishtinës-: rr. Sylejman Vokshi nr.5, Prishtinë 10000 (mbrapa Sheshit Zahir Pajaziti, në objektin e Filharmonisë së Kosovës), në zyrat e AZHR-Qendër

Komuna e Fushë Kosovës: rr. Sylejman Vokshi nr.5, Prishtinë 10000 (mbrapa Sheshit Zahir Pajaziti, në objektin e Filharmonisë së Kosovës),në zyrat e AZHR-Qendër

Komuna e Podujevës: Në komunën e Podujevës ( Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik), rr. Nuhi Gashi, Podujevë, 11000.

Komuna e Lipjanit: Në komunën e re të Lipjanit (Drejtoria për Zhvillim Ekonomik), rr. Isa Olluri, Lipjan

Komuna e Shtimës: Në komunën e Shtimës ( Zyra e pritjes në shërbim ndaj qytetarëve), rruga Tahir Sinani nr50, Shtime, 7200.

Komuna e Drenasit: Në komunën e Drenasit ( Drejtoria për Zhvillim Ekonomik), rr. Fehmi Lladrovci, Drenas, 13000.

Komuna e Obiliqit: Në komunën e Obiliqit (Zyra Pritëse Administrative – kati i 1-rë), rr. Adem Jashari, Obiliq

Komuna e Graçanicës: Në komunën e Graçanicës, rr. Cara Lazara b.b Graçanica 10500

 

Ftesa për aplikim mbetet e hapur deri me 14.07.2021 në ora 16:00. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.

 

 

Ftesë për aplikim në Skemën e Granteve ‘Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrikulturë’