Pishina shumëngjyrëshe kanë zënë vend në oborrin e sapo renovuar të çerdhes publike “Yllkat” në kryeqytet

- 07 Jul 2021

Disa pishina shumëngjyrëshe kanë zënë vend në oborrin e sapo renovuar të çerdhes publike “Yllkat” në kryeqytet. Loja e rekreacioni janë pjesë e pandashme e edukimit të hershëm për fëmijët. Si Komunë e Prishtinës, në vazhdimësi kemi investuar që edukimi i hershëm të jetë sa më i qasshëm për fëmijët në Komunën tonë. Në çerdhen “Yllka”, Drejtoria e Arsimit, përveç tjerash ka investuar në nivelizimin e terasës, rregullimin e rrethojës mbrojtëse për fëmijët dhe shtrimin e pllakës së butë.
Komuna e Prishtinës, do të vazhdoj të garantoj cilësi në çerdhet publike dhe mundësi për edukim të hershëm sa më efikas.