- 10 Jul 2021
Komisioni vlerësues ka përzgjedhur 30 biznese fituese, nga 101 sa kanë aplikuar për të përfituar shtëpizë për aktivitetin më të ri në kryeqytet, Akull n'Verë, që hapet me 15 korrik të këtij viti.
Gjithsej janë nda 27 shtëpiza druri dhe 3 minikamioneta. Ndërsa pjesë e aktivitetit do të jenë edhe dy organizata joqeveritare
Ftojmë fituesit të vijnë në Komunën e Prishtinës të hënën me 12 korrik 2021, nga ora 14:00, për tërheqjen e shortit për shtëpizë. Bizneset fituese duhet të kenë me vete edhe numrin e protokollit të aplikimit.
Falenderojmë të gjitha bizneset që aplikuan!