- 14 Jul 2021
Sot u mbajt diskutimi publik mbi hartimin dhe kompletimin e Planit Zhvillimor Komunal për Prishtinën
Udhëheqës i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinator i procesit të draftimit të Planit Zhvillimor dhe hartës zonale, z. Florim Krasniqi bëri një përmbledhje të shkurtër të dy proceseve, si dhe prezantoj Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), për 8 vitet e ardhshme.
Gjatë procesit të hartimit të PZHK-së, që është i ndarë në tre skenarë, është formuar Komisioni, si dhe janë caktuar grupet punuese dhe Komiteti Konsultativ ku përfshihen të gjitha palët e interesit si: përfaqësues të shoqërisë civile, shoqatave, kompanive, si dhe janë mbajtur punëtori për planifikimin dhe hartimin e një plani që ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës sipas agjendës dhe kritereve të Kombeve të Bashkuara.
Në pjesën e parë të diskutimit të sotëm publik u diskutua për planifikim hapësinor urban, ndërsa në pjesën e dytë u diskutua mbi PZHK-në për zonat rurale të Prishtinës.
Drafti i PZHK-së do të dërgohet në Kuvend për aprovim, dhe më pas do të ketë edhe një periudhe 30 ditore për diskutim publik.