- 27 Jul 2021
Në vazhdën e dëgjimeve publike të organizuara nga Komuna e Prishtinës, për planifikimin e buxhetit për vitin 2022, sot u mbajt dëgjimi publik për arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm. Në këtë dëgjim morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të arsimit në Komunën e Prishtinës, e ku ndër të tjerash u paraqitën nevojat dhe kërkesat për t’u plotësuar sa i përket fushës së arsimit. Kërkesat e adresuara ndërlidhen kryesisht me ato për përmirësim të infrastrukturës në institucionet arsimore.
Dëgjimet e tilla publike janë tejet me rëndësi për përfshirjen sa më të madhe në vendimmarrje dhe për planifikim më të mirë buxhetor.
Ky ishte dëgjimi i dytë publik për këtë javë, ndërsa deri në fund të javës pritet të mbahen edhe dëgjimet e tjera.