NJOFTIM PËR TESTIME RAPIDE PËR COVID -19

- 19 Aug 2021

Të dashur qytetarë,


Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për COVID – 19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.


Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.


Njëkohësisht ju bëjmë thirrje për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga sëmundja COVID – 19.