- 02 Nov 2021
Si pjesë e strategjisë së gjelbër për nxitjen e makinave elektrike në Qytetin e Prishtinës, (Plani i Veprimit për Qytet të Gjelbër (PVQGJ) dhe Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (ku një nga masat e këtij plani (masa P7) parasheh implementimin e “Përmirësimit të Rregullimit dhe Monitorimit të Shërbimeve të Taksive duke preferuar automjetet elektrike”) me propozimin e Kryetarit të Komunës, (si dhe bazuar në Rregulloren për kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve nr. 344-3707) Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, e Komunës së Prishtinës shpall këtë “Thirrje për aplikim për licencimin e personave juridik/operatorëve ekonomik, për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve me vetura elektrike”.
Personat juridik të cilët aplikojnë për tu pajisur me licenca për organizimin e transportit taksi të udhëtarëve me vetura elektrike duhet të paraqesin këto dëshmi:
- Një përshkrim i shkurtër i kompanisë
- Dëshmi mbi regjistrimin si person juridik në ARBK
- Të ketë selinë në territorin e Komunës së Prishtinës
- Të dorëzoj planin detaj të financimit për blerjen e veturave elektrike duke specifikuar numrin e tyre
- Letër mbështetëse (përkrahje, referencë) nga banka për financimin e blerjes së veturave (e specifikuar me vlerë monetare)
- Në rast të deklarimit se financimi do të bëhet me mjete vetanake – të ofrohen dëshmi të verifikueshme mbi gjendjen financiare, si psh qarkullimi gjatë dy vitetve e fundit, posedim i mjeteve financiare etj
- Të paraqes ofertën me specifikim teknik të veturave elektrike për transport taksi të udhëtarëve drejtuar operatorit ekonomik;
- Të dorëzoj propozimin për vendqëndrim/parking, ku do të qëndrojnë veturat elektrike
- Të dorëzoj specifikimin teknik të dy stacioneve për mbushje elektrike të veturave – të cilat do të vendosen: një (1) në hapësirën e vendparkimit të entitetit juridik dhe një (1) në hapësirë publike që do të përcaktohet nga Komuna e Prishtinës me qasje pa pagesë për të gjithë qytetarët
Specifikimi Teknik i veturave elektrike duhet të përmbajë minimalisht kërkesat e mëposhtme:
- Veturë elektrike me pesë (5) dyer dhe 4+1 ulëse
- Veturë elektrike me bateri të kapacitetit minimal (neto) prej 40 kWh;
- Veturë elektrike me kapacitet për mbulueshmëri të distancës minimale prej 100 km me një mbushje sipas klasifikimit të “Worldwide harmonized Light-duty vehicles Test Procedure” (WLTP); dhe
- Veturë elektrike me kapacitet minimal të mbushjes së baterisë (pranim të energjisë) me 90 kW
- Të përmbajë dokumentin COC (çertifikatën e konformitetit që garanton se vetura elektrike i përshtatet standardeve të Bashkimit Evropian)
Specifikimi Teknik i mbushësve elektrik duhet të përmbajë minimalisht kërkesat e mëposhtme:
- Kapaciteti i mbushësit DC (niveli 3) në dalje për vetura elektrike duhet të jetë minimalisht 50 kW për njësi dhe të kenë deklaratë të konformitetit të BE-së (CE çertifikatë), EN 61851-23 dhe ISO 15118;
- Mbushësat DC (nivel 3) për vetura elektrike duhet të kenë minimalisht një dalje për mbushje me konektor të llojit CCS2;
OPERATORËT EKONOMIK TË CILËT PLOTËSOJNË KUSHTET DHE KRITERET E LARTSHËNUARA DO TË PAJISEN ME “LEJEN PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË AFARISTE AUTO TAKSI ELEKTRIKE”, NË KOHËZGJATJE PREJ PESË (5) VITEVE ME MUNDËSI VAZHDIMI.
AFATI MAKSIMAL PËR LIFERIMIN E VETURAVE, FUNKSIONALIZIMIN E FLOTËS SI DHE VENDOSJEN E MBUSHËSVE ELEKTRIK DO TË JETË DYMBËDHJETË (12) MUAJ NGA DITA E PAJISJES ME “LEJEN PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË AFARISTE AUTO TAKSI”. NË RAST TË MOS PËRMBUSHJES SË TYRE GJATË KËTIJ AFATI E NJËJTA DO TË SHFUQIZOHET.
DO TË TRAJTOHEN VETËM APLIKACIONET NË TË CILAT PLANI I FINANCIMIT BAZOHET NË KËRKESËN PËR NUMËR TË VETURAVE ELEKTRIKE JO MË TË VOGËL SE DHJETË (10) DHE JO MË TË MADH SE KATËRDHJETË (40) SOSH.
Të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet e tjera të ushtrimit të veprimtarisë të transportit taksi, rregullohen sipas “Rregullores për kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve nr. 344-3707”
Aplikimi së bashku me dokumentet e lartshënuara duhet të dorëzohet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, kati përdhese, sporteli nr.1 (për Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm)
Afati për të dorëzuar aplikimin është i hapur deri më datë 12.11.2021, ora 16:00h