- 12 Dec 2021
Kryetari Rama përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”.
E këtë vit ky aktivitet pritet t'i gëzojë rreth 700 familje.
Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë, jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit.
Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve.