- 24 Jan 2022
Njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prishtinës se fatura e Tatimit në Pronë për vitin 2022 është llogaritur.
Sipas njoftimit të dërguar me datë 24.01.2022, nga përgjegjësitë e Departamentit të Tatimit në Pronë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, thuhet se kanë përgatitur Faturën për vitin tatimor 2022.
Për të shkarkuar faturën dhe për të paguar Tatimin në Pronë referohuni në vegëzën në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/7
Për çdo pyetje mund të shkruani email në ZTP.Prishtina@rks-gov.net