- 16 Feb 2022
Edicioni i 14-të i Manifestës, Bienales Nomade Evropiane që ka për qëllim t'i transformojë dhe t'i zhvillojë potencialet e qyteteve nëpërmjet zhvillimit urban, artit, kulturës, edukimit dhe ndërmjetësimit, këtë vit do të mbahet në Prishtinë.
Në Forumin e Hapur të mbajtur mbrëmë, u shpalosën të gjeturat nga konsultimet me qytetarët, të cilat identifikojnë nevojat e Prishtinës. Disa nga to ishin përfshirja e të gjitha grupeve shoqërore në procesin e vendimmarrjes, të edukimit rreth hapësirave publike si dhe mundësimi i lëvizjes së lirshme nëpër qytet. Diskutuam se si të konkretizohen këto të gjetura në programin e Manifestës.
Nëpërmjet platformave si Manifesta, do të rigjenerojmë hapësirat publike si dhe ndërlidhjen mes pjesëve të qytetit, në mënyrë që qytetarët të ndjehen edhe emocionalisht më të lidhur me qytetin e tyre.