Vizitë në Komunë nga Shkolla Fillore “Ismail Qemajli” dhe Shkolla Fillore “7 Marsi”

- 16 Feb 2022

Vizitë shumë të këndshme patëm sot nga stafi dhe nxënëset e dy shkollave të Prishtinës, Shkolla Fillore “Ismail Qemajli” dhe Shkolla Fillore “7 Marsi”.
Biseduam mbi mënyrat e përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe të kushteve në shkolla, që të mundësohet një proces i mirëfilltë i mësimnxënies.
Veç kësaj, me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës, me kënaqësi pranuam disa punime të nxënëseve të talentuara të këtyre dy shkollave, të cilat e hijeshuan Odën e Komunës së Prishtinës.