- 21 Feb 2022
Kryetari mirëpriti në takim Agjencinë Austriake për Zhvillim e cila është e fokusuar për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të Kosovës në disa sfera si: edukimi, zhvillimi rural, digjitalizimi dhe përkrahja e të rinjve.
Komuna mirëpret çdo lloj iniciative e ndihme që ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e mundësive dhe zhvillimin e mirëfilltë të qytetarëve e të qytetit të Prishtinës, prandaj u shprehëm të hapur për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme të kësaj natyre.