- 11 Feb 2015
Sot në mëngjes, sportisti nga Prishtina, Ridvan Vllasaliu mbërriti në aeroportin e Prishtinës pas ndeshjes të mbajtur në Zvicër për titullin e Kampionit të Kickboxing të Evropës në nivel profesional për peshën 67 kg.
Në aeroportin e Prishtinës, Adem Jashari, Vllasaliu u prit nga Saranda Bogujevci, Drejtore e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës bashkë me kolegë miq dhe të afërm që kishin dalë për t’i uruar atij këtë fitore madhështore sportive.
“Sportistë si Ridvan Vllasaliu na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë, dhe do të gëzojnë gjithnjë përkrahjen nga Komuna e Prishtinës”, tha me këtë rast drejtorja Bogujevci.
Vllasaliu në këtë ndeshje kishte një rival të mirënjohur në këtë sport nga Gjermania, megjithatë ai arriti që ta mundte kundërshtarin që në raundin e dytë me nokaut (knockout), duke fituar kështu titullin Kampion i Evropës.