Drejtoria e Shëndetësisë njofton pacientët me sëmundje kronike që do të ju ofrohet kujdes shtesë 7 ditë në javë në QMF 11

- 01 Mar 2022

Komuna e Prishtinës ju njofton se Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike me ç’rast nga 5 ditë pune sa ishte më herët duke filluar nga sot, më datë 01.03.2022, ky shërbim do të ofrohet 7 ditë në javë nga ora 07:00-19:00 në QMF 11.

Gjithashtu, ju njoftojmë që Kryetari Rama së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë z. Izet Sadiku, me rastin e ofrimit të këtij shërbimi do ta vizitojnë QMF 11 (rr. Abdyl Frashëri, lagjja e Muhaxherëve) sot, duke filluar nga ora 13:15, për të parë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike.