Njoftim për takimet me palë - Drejtoria e Kadastrit

- 09 Mar 2022

Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës, njofton qytetarët se takimet/konsultat me palë do të mbahen çdo të mërkurë dhe të enjte.

Sektori i Gjeodezisë do t'i mbajë këto takime çdo të mërkurë me fillim nga ora 10:00 deri në ora 12:00, kurse Sektori i Kadastrit çdo të enjte me fillim nga ora 10:00 deri në ora 12:00, Objekti i ri i komunës, Kati i parë.