- 17 Mar 2022
Kryetari, Përparim Rama, sot vizitoi rrugën Muharrem Fejza, ku deklaroi që gjatë kësaj periudhe do të trajtohen ndriçimi publik, kubëzat në trotuar, bordurat e dëmtuara dhe do të pastrohet i gjithë rrjeti i kanalizimit fekal dhe atmosferik.
Veç kësaj, në takimet e zhvilluara me banorët e zonës së barakave, u dakorduan t’i trajtojnë me koeficient ndërtimi pronat e tyre që kanë penguar zhvillimin e rrugës. Poashtu është arritur dakordimi edhe me KEDS-in për ta zhvendosur trafon elektrike, e cila do të mundësojë lirimin e hapësirës për rregullimin e rrugës.