NJOFTIM PËR QYTETARË

- 28 Mar 2022

Të nderuar qytetarë,

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim fton qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.
Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Në rast se, nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenoj Drejtoria e Inspekcionit.
Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve tanë që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern.