NJOFTIM për Tatimpaguesit e Tatimit në Pronë

- 31 Mar 2022

Njoftohen tatimpaguesit e komunës së Prishtinës, se në mbështetje të vendimit me nr. 22/2022, datë 29.03.2022, të nxjerr nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, shtyhen afatet kalendarike dhe atë si në vijim:

• Afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë zgjatet deri më 31 Mars 2022.
• Afati për paraqitjen e ankesës dhe kërkesës për korrigjim ndaj faturës së tatimit në pronë dhe certifikatës së vlerës së vlerësuar zgjatet deri më 31 Maj 2022, (në vend të 31 Mars 2022).
• Afati për pagesën e këstit të parë për detyrimet e tatimit në pronë zgjatet deri më 30 Qershor 2022, (në vend të 30 Prill 2022);
Shfuqizohet Njoftimi i regjistruar me numër 10-030/03-59275/22, datë 16.03.2022, lëshuar nga Drejtoria e Financave – Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Prishtinës.

Për çdo vendim tjetër të nxjerr nga autoritet kompetente, do të njoftohen me kohë të gjithë tatimpaguesit e komunës së Prishtinës.

Shfrytëzoni platformën digjitale për shkarkimin e faturës së tatimit në pronë/certifikata e vlerës së vlerësuar/format e ankesës dhe kërkesës, duke vizituar faqen komuna e Prishtinës, vegzën “SHTYP FATURËN E TATIMIT NË PRONË” 

Vini re; ankesa/kërkesa e juaj nuk e shtynë afatin e pagesës!


Për çdo informatë më të hollësishme kontaktoni Drejtorinë e Financave - Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Prishtinës përmes postës ZTP.Prishtina@rks-gov.net