Njoftim

- 31 Mar 2022

Mosfunksionimi i E-kiosqeve është një problem me të cilin nuk po përballet vetëm Komuna e Prishtinës, por i gjithë vendi dhe vjen si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në çertifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Poashtu, për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, jemi duke pasur edhe ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, gjë kjo që po i shkakton edhe rradhët e gjata të pritjes në sportelet e Komunës.
Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, duke marrë parasysh se Komuna nuk ka kompetencë të ndërmarrë ndonjë veprim konkret, veçse të vazhdojë ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve brenda Komunës së Prishtinës.