FTESË PËR APLIKIM PËR ANËTAR TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTET NGA FUSHAT: ART VIZUAL-FIGURATIV, BOTIME, FESTIVAL, KINEMATOGRAFI, MUZIKË, SHOQËRI KULURORO-ARTISTIKE, TEATËR, TRASHËGIMI KULTURORE, MBËSHTETJE E AKTIVITETEVE VJETORE

- 31 Mar 2022

Bazuar në rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të; rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës bazuar në thirrjen publike nga tematika për fushat të ndara në dy kategori si:

1-      Festival, Mbështetje e aktiviteteve vjetore, Muzikë, Shoqëri Kulturo- Artistike, Trashëgimi kulturore dhe Turizëm;

2-      Art Vizuel-figurativ, Botime, Kinematografi, Teatër;

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:

  • Një përfaqësues nga OJQ-të (për kategorinë 1 dhe 2) ;
  • Një ekspertit  fushës (për  për kategorinë 1 dhe 2);

Përfaqësuesi/ja e lartcekur që përzgjidhet do të jetë anëtar/e e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve komfor procedurave të rregullta administrative.

Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.

Afati për aplikim është nga data 31.03.2022 deri më datën 05.04.2022  si dhe kërkohet gjatë periudhës së aplikimit të dërgohet CV në postën elektronike zyrtare: kultura.pr@rks-gov.net 

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e tel. 038 226 417 &  038 230 900 -lok: 1141;