Njoftim

- 16 Feb 2015

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës, nesër me datë 17 shkurt, përmes Qendrës Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës organizon koncert festiv me rastin e ditës së Pavarësisë.

Koncerti mbahet në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, në orën 12.00.
Pjesë e këtij aktiviteti kulturor do të jenë interpretime nga kori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve (QKF), Ansambli i Valleve nga QKF, balerinat e studio e baletit “Mjellma”, shkolla për kitarë “Vihuela”, si dhe solistë të tjerë të vegjël.

Ndërsa, sot me datë 16 shkurt, në ora 14:00, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës me Sektorin e Sportit organizon turnirin në “Ping – Pong”, në Sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Në këtë turnir, pingpongistët e vegjël që përfaqësojnë Qendrën Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës do të garojnë me Qendrën Kulturore dhe Sportive të Fëmijëve “Gërqek” nga Prishtina.