- 27 Apr 2022
Në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u nënshkrua sot marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kryeqytetit dhe Universitetit të Prishtinës.
Të dy palët u pajtuan që të bashkëpunojmë në hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës, funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore, dhe mbi të gjitha ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët e UP-së.