- 16 Feb 2015
Komuna e Prishtinës e shënon përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës sipas përgjegjësive dhe kompetencave që ka
Komuna e Prishtinës ka qenë pjesë e grupit punues të koordinuar nga qeveria e Republikës së Kosovës, sepse agjenda e ditëve të pavarësisë koordinohet nga niveli qendror.
Sivjet, në krahasim me vitin e kaluar, punët organizative kanë filluar shumë vonë dhe në përgjithësi qeveria e ka një agjendë më modeste për këtë përvjetor.
Komuna e Prishtinës ka marrë përsipër obligimet e veta, përkundër kufizimeve buxhetore që janë si pasojë e moskalimit të buxhetit në Kuvendin Komunal.
Sivjet, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar aktivitete të ndryshme për fëmijë. Njëkohësisht, edhe Ndërmarrjet Publike Komunale janë në dispozicion të nivelit qendror për kërkesat që mund ti kenë.