- 19 May 2022
“Festivali i Pranverës” është një demonstrim i drejtpërdrejtë se si qyteti mund të bëjë një hap të guximshëm për të krijuar një kulturë transporti urban të menduar përmes ekomobilitetit.
Pjesa qendrore e qytetit pranë katedrales “Nëna Terezë” - Rruga “Xhorxh Bush”, do të shndërrohet në një hapësirë të dedikuar për gjithë komunitetin për dy ditë me rradhë këtë fundjavë, më 21 dhe 22 maj,ku përmes rekreacionit, muzikës e artit do të demonstrohet prezenca në pjesën kryesore të qytetit dhe mundësia për shfrytëzim më të madh të hapësirave të përbashkëta.
Ju ftoj gjithë qytetarëve të merrni biçikletat, trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për transformimin e Kryeqytetit.