- 24 May 2022
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, me datë 8 Qershor, duke filluar nga ora 10:00, Komuna e Prishtinës organizon diskutim të përgjithshëm publik, në Sallën e Kuvendin Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.
Në diskutim do të jenë të pranishëm: z.Përparim Rama, z. Fehmi Kupina, z. Alban Zogaj, znj. Donjeta Sahatçiu, z. Arber Sadiku, znj. Adelina Sahiti, znj. Arta Balaj, z. Bersant Beka, znj. Besiane Musmurati, znj. Doruntina Maloku, z. Donat Lushaku, znj. Donika Çeta, z. Florian Dushi, z. Granit Rugova, z. Ilirik Musliu z. Izet Sadiku, z. Krenar Xhaferi, znj. Mimoza Sylejmani, z. Plator Gerdovci, znj. Valbona Makolli.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit, që të marrin pjesë në këtë diskutim, si mundësi e mirë për hapjen e temave të rëndësishme të interesit të përgjithshëm për transformimin e Kryeqytetit.