Kryetari Rama, merr pjesë në takimin për "Turizmin e Përbashkët - Kosovë Shqipëri"

- 27 May 2022

Kryetari Rama me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministren e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, kryetarë të bashkive shqiptare e të komunave të Kosovës, operatorë turistik nga Kosova e Shqipëria, u bashkuan sot në takimin për ‘Turizmin e Përbashkët - Kosovë Shqipëri’.

Ky takim mes operatorëve të dy vendeve tona në nisje të sezonit turistik është organizimi i duhur në kohën e duhur. Me anë të një bashkëpunimi mundemi me ofru pako të tilla turistike, që pushimin në bregdetin shqiptar e ndërlidhin me eventet e mëdha që Prishtina ka në agjendën e saj kulturore sivjet në mënyrë që trevat shqiptare t'i kthejmë në magnetin turistik të Evropës e më gjerë, madje jo vetëm gjatë sezonit veror.