- 25 May 2022
Kryetari, Rama së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Sportit, z. Granit Rugova përuruan një fushë të re sportive në shërbim të shkollës dhe komunitetit në fshatin Llukar.
Futboll, basketboll, hendboll, volejboll e shumë sporte të tjera, të cilat banorët, e posaçërisht të rinjtë e këtij venbanimi do të mund të ushtrojnë në këtë fushë të re sportive.
Do të ndërtohen edhe shumë fusha të tjera sportive, në shumë lagje e fshatra, për të siguruar bazën e të gjithë atyre banorëve që dëshirojnë të merren me sport.