Njoftim për qytetarë: Drejtoria e Administratës merr vendim për ndryshimin e orarit të punës me palë

- 03 Jun 2022

Të nderuar qytetarë,


Ju njoftojmë se, Drejtoria e Administratës së Kryeqytetit, ka marr vendim për ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile (SGJC) dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ).

Tani e tutje, orari i punës me palë në këto dy sektorë, do të jetë duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 16:00.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e Hënë, më datë 06 qershor 2022.

Duke e konsideruar numrin e madh të kërkesave për shërbime nga qytetarët e Kryeqytetit, Drejtoria e Administratës ka marr këtë vendim, me qëllim të rritjes së kohëzgjatjes për shërbime si dhe mundësinë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët që punojnë e nuk kanë pasur mundësi për paraqitjen e kërkesave të tyre në oraret e deritanishme.

Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar në rritjen e efikasitetit të shërbimeve për qytetarët e Kryeqytetit.