Diskutim publik lidhur me Kornizën afatmesme buxhetore 2023-2025 (KAB)

- 07 Jun 2022

Të nderuar qytetarë,


Komuna e Prishtinës po organizon takim me qytetarë për diskutim publik lidhur me Kornizën afatmesme buxhetore 2023-2025 (KAB).


Takimi do të mbahet të mërkurën, me datë 15 qershor, duke filluar nga ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal.


Ky takim ka për qëllim informimin e drejtë të qytetarëve mbi strategjinë e kornizës afatmesme buxhetore.


Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të marrin pjesë në këtë takim, si mundësi e mirë për t’u informuar më shumë mbi strategjinë e KAB 2023-2025.