- 09 Jun 2022
Drejtori i Bujqësisë, z. Gërdovci vizitoi bujqit në fshatin Koliq, të mbjellat e të cilëve u dëmtuan nga breshëri i rënë këto ditë.
Nga ata u kërkua që të i dorëzojnë kërkesë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vlerësimin e dëmeve nga komisioni përkatës dhe u njoftuan që të gjitha kërkesat do të adresohen në Ministrinë e Bujqësisë.
Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t'iu dalë në ndihmë bujqve dhe fermerëve, në çdo situatë të tillë.