Njoftim për qytetarë - Pastrimi gjeneral i rrugëve "Vëllezërit Gërvalla" dhe "Pjetër Budi"

- 16 Jun 2022

Ju njoftojmë se të shtunën, me datë 18.06.2022, nga ora 09:00, do të bëjmë pastrimin gjeneral të rrugës "Vëllezërit Gërvalla” dhe rrugës "Pjetër Budi", me rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Më pas do të bëhet edhe pastrimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.

U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

Lusim qytetarët të bashkëpunojnë sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike të cilat nuk largohen nga rruga apo hapësirat rreth kësaj zone.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!