- 21 Jun 2022
Përulemi përballë kurajos dhe forcës së gjithë atyre që për çfarëdo arsye u detyruan ta lënë vendin e vet në kërkim të asaj që konsiderohet e drejtë themelore njerëzore: jetës së sigurt!
Kjo ditë na rikujton se si institucione jemi përgjegjës për të krijuar ambient të sigurt dhe se duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për t'ua hapur dyert refugjatëve, sidomos meqë ne kosovarët e dimë mirëfilli ç’do të thotë të jesh i përzënë nga vendi yt.